Mauritius është një shtet ishullor i vogël në Oqeanin Indian, që si pothuajse gjithë pjesa tjetër e botës konfirmoi raste të personave të prekur nga koronavirusi.
Por ajo që e bën të veçantë këtë vend është se të gjithë të infektuarit janë shëruar.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti, që me anë të një deklarate njoftoi se edhe i sëmuri i fundit ishte shëruar.
Që nga fillimi i pandenmisë në Mauritius u regjistruan 334 raste dhe 10 viktima, ndërsa është vendi i vetëm në kontinentin e Afrikës ku të gjithë të infektuarit me CVOID-19 janë shëruar.
Kufijtë do të hapen në 31 gusht, duke e ndryshuar datën që ishte vendosur më parë, 15 korrikun.