MENU
klinika

Pas 5 ditësh luftë me flakët

Shuhen vatrat e zjarrit në qarkun e Fierit!

31.08.2020 - 10:35

Pas 5 ditësh luftë me flakët, është shuar zjarri në 4 vatrat e krijuara në qarkun e Fierit.

Eshtë shuar zjarri në Roskovec, Vlosh dhe në Mallakastër. Teksa në Drenie është drejt shuarjes.  Flakët kanë “përpirë” dhjetëra hektarë shkurre, teksa është vënë në rrezik edhe jeta e zjarrfikësve, për shkak të asfiksimit.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarret, teksa nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme. Kjo nisur edhe nga deklarata që ka dhënë me herët kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako i cili tha se po digjen pyje për t’u ndërtuar resorte, teksa ka pasur edhe rezerva për punën e bërë nga disa Bashki. Në vijimësi të kësaj deklarate të fortë, zv. kryeministri Erion Braçe e ka bërë shumë të qartë se nuk do të lejohet të ngrihet asnjë pallat mbi sipërfaqe pyjore të djegura.

Në total forca 133 forca zjarrfikëse
Mjete

4 zjarrfikëse
2 autobota
8 mjete transporti

Në drejtimin e tyre
Nga Prefekti i Qarkut
Sek. Përgjithshëm
Dy punonjës nga struktura e EC

Nga Bashkitë
Dy kryetarë bashkie
Tre nënkryetare bashkie

Vatrat e zjarrit
Në orën 06:00 ishin 5 vatra kryesore aktive
Aktualisht janë 1 vatër aktive drejt shuarjes

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier