Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti foli për pandeminë teksa tregoi se si është vlerësuar Shqipëria nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Vendi, sipas tij është vlerësuar nga OBSH si në një nivel të ndërmjetëm rrezikshmërie, atë të grupit të rasteve, ndërkohë që në rajon, Bosnje- Hercegovina dhe Kosova kanë arritur tashmë transmetimin komunitar, por kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk rrezikon t’iu bashkangjitet.
“Pati disa raste në fillim, u morën masa shtrënguese dhe me lirimin e këtyre masave filluan të shtohen sërish rastet.
Diferencën e bëri Suedia, edhe më shumë Gjermania, por me kosto ekonomike të mëdha dhe me mundësi të cilave Shqipëria nuk mund t’i afrohet dot.
Gjatë muajve, këshillat bazë nuk kanë ndryshuar shumë. Evitimi i çfarëdolloj grumbullimi është pika kyçe.
Normalisht higjiena personale, diçka që është përmirësuar ndjeshëm, edhe pse higjiena kolektive ende çalon. Më pas sigurisht maska, linja e fundit e mbrojtjes, aty ku nuk praktikohet distanca sociale”, tha ai për A2.