MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të parandaloj variçet?

15.08.2020 - 07:46

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si mund të parandaloj variçet?

Përgjigjet mjeku:
Variçet janë vena të fryra, me gunga dhe të përdredhura, që zakonisht janë ngjyrë vjollcë në blu. Venat më të prekura janë ato të këmbëve.

Janë disa mënyra që parandalojnë dhe trajtojnë variçet. Zbuloni më poshtë disa nga këto mënyrat:

varicetParandalimi:

Vishni geta të ngushta
Vishni sa më shpesh geta të ngushta. Ato parandalojnë bllokimin e gjakut.

Vishni këpucë të sheshta
Shmangni këpucët me takë sa më shumë të jetë e mundur. Ecja është një ndër mënyrat që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut në këmbë. Provoni gjithashtu aktivitete fizike të lehta, si për shembull ecjen me biçikletë dhe notimin. Këto nuk i tendosin shumë këmbët.

Bëni kujdes me peshën dhe dietën
Humbja e peshës së tepërt largon tensionin e panevojshëm nga venat. Por edhe ushqyerja ndihmon. Andaj ndiqni një dietë me nivele të ulëta kripe, për të parandaluar ënjtjen e shkaktuar nga akumulimi i ujit.

Ndryshoni pozicion
Mos rrini ulur ose në këmbë për një kohë të gjatë. Ndryshoni pozicion sa më shumë të jetë e mundur, që të nxisni qarkullimin e gjakut. Provoni të lëvizni çdo tridhjetë minuta.

Ngrini këmbët herë pas here
Për të ndihmuar në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëni disa pushime të shkurtra herë pas here dhe ngrini këmbët mbi nivelin e zemrës. Një shembull i mirë në këtë rast është të shtriheni dhe të vendosni këmbët mbi 3-4 jastëkë.

Trajtimi

Refleksologjia – Është një formë ushtrimi fizik që përqendrohet tek këmbët. Refleksologjia njihet në uljen e ënjtjes së këmbëve.

Ekstrakte të lëvores së pishës dhe farave të rrushit – Ekstrakti i lëvores së pishës dhe i farave të rrushit ndihmon në forcimin e indit lidhës të enëve të gjakut dhe ul inflamacionin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.