Vendet në të gjithë Evropën po shohin një rritje të rasteve me COVID-19 pasi kontrolluan me sukses shpërthimet në fillim të vitit.
Vendet në Evropën jug-lindore – të tilla si Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Rumania – po shohin numra më të lartë të rasteve ditore në gusht krahasuar me pranverën.
Serbia është një nga përjashtimet, duke pasur një pasqyrë të ngjashme aktualisht me atë në mes të prillit.
Kroacia, Greqia dhe Malta duket se po përjetojnë një rritje të rasteve me numra edhe më të lartë këtë javë dhe atë të kaluar në krahasim me valën e parë.
Belgjika, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – ndër vendet më të goditura në Evropë – po shohin një ringjallje, por, deri tani, të paktën, asgjë si marsi dhe prilli.
Të mërkurën, megjithatë, Italia regjistroi 1,366 raste të reja, shifra më e lartë e arritur që prej 12 majit.
Franca, Polonia, Holanda dhe Spanja ka të ngjarë të përballen me valën e dytë dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime për ta frenuar atë, shkruan EuroNews.
Franca shpalli 5,429 raste të reja të mërkurën – ndërsa numri më i lartë i arritur më 14 prill ishte 5,000.