MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta eliminoj kolesterolin e lartë me ushqime?

01.08.2020 - 09:10

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta eliminoj kolesterolin e lartë me ushqime?

Përgjigjet mjeku: Kolesteroli është një lipid normalisht i pranishëm në gjak. Po të mos ekzistonte, shumë hormone nuk do të mund të ndërtoheshin nga mëlçia jonë. Pra vetëm terapia e kolesterolit është e dëmshme, pasi ajo ngjitet si mastiç mbi arteriet koronare, duke shkaktuar dëme vaskulare.

kolesterollNë një përqindje të lartë të rasteve, kolesteroli i lartë është me bazë ushqimore, një ushqim i larmishëm i pasur me zarzavate dhe fruta të freskëta mund të luftojë kolesterolin e tepërt. I rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik. Kolesteroli, si të gjitha yndyrnat e tjera, mund të digjet përmes një aktiviteti të rregullt fizik.

Një dietë e kufizuar në ushqime si dhe fitoterapia mund të ulin kolesterolin e tepërt në 70 % të rasteve dhe si për pasojë mund të ngrenë kolesterolin e “mirë”.

Ushqimet që duhen evituar: gjithçka që përmban margarinë vegjetale të hidrogjenuar, vaj vegjetal palme e koku.

Ushqime që duhen konsumuar rrallë: gjalp, sallo derri, sallamra.

Një çështje më vete përbën veza, e verdha e vezës është e pasur me kolesterolin e “mirë”. Kush e ka kolesterolin e lartë mund të hajë pa problem vezë dy herë në javë mjafton që e verdha e vezës të mos skuqet.

colorful ripe fruit composition isolated on whiteUshqimet që duhen konsumuar më shumë: sojë e verdhë, qiqra, bizele, bathë, vaj ulliri, peshk deti, patëllxhana, rrepa, karota, kopër, argjinarë, lakër, spec djegës, domate, mollë, ananas, rrush, kivi, bajame, avokado, limon. Këto ushqime ulin kolesterolin dhe janë kardiombrojtës, falë përqindjes së lartë të vitaminave antioksiduese: beta karoten, C dhe E.

Fitoterapia:

Lëng selinoje- një gotë lëng të shtrydhur selino në magjes (esëll).

Lëng lakre- një gotë lëng lakre të zezë mbasdite.

Verë argjinarësh- zbusni në ujë 30 gram gjethe argjinari në 1 litër verëtë kuqe. Një gotë të vogël në mbrëmie gjatë darkës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.