MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta kuptoj nëse kam alergji?

20.08.2020 - 06:56

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Jam 28 vjeçe dhe doja të pyesja se si mund ta kuptoj që jam me alergji. Nuk ndihem mirë nga koha e lagësh dhe nga pluhurat, kafshët dhe polenet? Kam shumë teshtima kruajtje të laringut,syve dhe veshëve dhe bllokim të hundëve. Çfarë medikamentesh rekomandoni?

Përgjigjet mjeku:Simptomat që ankoni janë të një alergjie të vendosur në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, hundët grykët, por edhe te syve , zakonisht me shpesh kjo alergji shkaktohet nga polenet të cilat janë me të shtuara në numër në këtë stinë se sa në stinët e tjera të vitit. Në shumë raste mund të ngacmohen dhe të rëndohen edhe nga ekspozim nga pluhurat, ndryshimet e lagështirës në ajër, tymi i duhanit etj. Medikamente për alergji të ndryshme egzistojnë dhe janë shumë të efekshme, por do ju rekomandoja që këto medikamente t’iu jepen pas një konsulte apo vizitë të specializuar nga mjeku alergolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.