MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta kuptoj që kam toksina në trup?

09.08.2020 - 07:41

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si ta kuptoj që kam toksina në trup?

Përgjigjet mjeku: Toksinat ndikojnë në shëndetin tuaj në mënyrë negative. Ja disa nga shenjat më të zakonshme që tregojnë prezencën e toksinave në trup:

Çrregullime të gjumit të tilla si pagjumësi dhe nervozizëm
Erë trupi
Lodhje e vazhdueshme
Probleme inflamatore si artriti dhe astma
Vështirësi në tretje
Zhvillimi i ulçërave ose hemorroideve
Akne në fytyrë, ekzema, dhe probleme të tjera të lëkurës
Humbja e qartësisë mendore dhe motivimit
Dhimbje të muskujve
Këto shenja janë mjaft të përgjithshme. Disa mund të jenë shenjë e një gjendje krejtësisht të parëndësishme mjekësore. Para se të supozoni se trupi juaj është i ndotur duhet të konsultoheni gjithmonë me mjekun.

Ka edhe shumë sëmundje që mund të përkeqësohen me toksicitetin e trupit. Parkinsoni, depresioni, kanceri dhe semundja Alzcaimer. Arma më e fortë në luftën kundër toksicitetit të trupit është reduktimi i ekspozimit ndaj toksinave dhe hidratimi. Uji është thelbësor që trupi të mbrohet nga kimikatet ndaj të cilave është i ekspozuar. Sigurohuni që të pini ujë atë në intervale të rregullta.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.