“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Si të shpëtoj nga kallot tek shputat e këmbëve?
Përgjigjet mjeku: Kallot zakonisht shfaqen në pjesën e shputave të këmbëve, zakonisht nga përdorimi i këpucëve të parehatshme. Edhe pse ato shkaktojnë dhimbje dhe bezdi, zhvillohen për të mbrojtur këmbën nga shtufdëmtimi i mëtejshëm.
Në një artikull të Shkollës Mjekësore të Harvardit thuhet se për të hequr qafe kallot shpejt, mund të përdorni një gur shtufi.
Fillimisht mbani këmbët në ujë të ngrohtë për të zbutur kallot. Pastaj thajini këmbët dhe fërkojini ato me një guri shtufi butësisht. Më pas aplikoni krem hidratues. Sekreti është tek delikatesa që duhet të tregoni me këmbët tuaja.
Farmacitë shesin kremra të shumtë për pastrimin e këmbëve apo heqjen e kallove, por shumë prej tyre përmbajnë oksid salicilik, i cili mund të dëmtojë indet e shëndetshme nëse nuk përdoren sic duhen. Madje, disa mjekë specialistë thonë që kremra të tillë nuk duhen përdorur fare.
Për kallo të mëdha e të forta, duhet të konsultoheni me specialistët. Ka qendra bukurie apo estetiste të cilat ofrojnë pastrimin e kallove, por është mirë që të konsultoheni me specialistë, si për shembull mjeku podiatrist (mjeku që merret me problemet e këmbëve).
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.