“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si transmetohen infeksionet mykotike?
Përgjigjet mjeku: Infeksionet mykotike tek njerëzit përhapen në tre mënyra: më e shpeshta është marrja nga një person i infektuar (nëpërmjet objekteve personale dhe kontaktit direkt), nga kafshët (qentë, macet, bagëtitë) dhe mënyra e tretë është nëpërmjet tokës, rërës dhe dyshemesë.
Megjithatë, shfaqjet klinike varen edhe nga disa faktorë, si: zona e prekur, lloji dhe virulenca e patogenit, përgjigja imunologjike e personit pritës etj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.