MENU
klinika

Dokumenti i shërbimit sekret serb

Skenari i Serbisë për të rikthyer Kosovën

11.08.2020 - 07:56

Në një dokument top sekret të Serbisë të siguruar nga “Bota sot”, nga një ish zyrtar i lartë i Kosovës (emër i njohur për redaksinë), shpjegohet skenari se si Serbia synon që ta rikthejë Kosovën.

Në dokument thuhet se përmes ndërtimit të xhamive dhe medreseve me fonde nga ambasadat islamike, në Kosovë duhet të krijohet një atmosferë, që njerëzit të ndiejnë se jetojnë në një vend të huaj dhe për 20 vite një pjesë e Kosovës duhet të duket si Kandahari.

“Poshtë në Kosovë, duhet të krijohet një atmosferë, që njerëzit të ndiejnë se jetojnë në një vend të huaj, një pjesë e rinisë të ikë në perëndim, një pjesë do të orientohen në Islam. Brenda 20 viteve një pjesë e Kosovës duhet të duket si Kandahari. Fuqitë e mëdha ngadalë do të ndryshojnë mendimin për shqiptarët dhe ashtu do të orientohen për kthimin e Kosovës nën mbikëqyrjen e Serbisë”, thuhet në dokumentin e cituar nga Bota Sot.

“Kur kjo të arrihet, Serbia do t’i ketë duart e lira të përsëris aksionin e depërtimit të shqiptarëve për në Turqi, kësaj radhe jo me forcë, por me tërheqjen e udhëheqësve fetarë për punësim, duke premtuar ekstra kushte për migrim në Turqi. Për këtë Serbia e ka dritën jeshile nga shteti turk”, thuhet ndër të tjera po aty.

Pjesë nga dokumenti i përthyer në gjuhën shqipe:
Kur ne të arrijmë një marrëveshje me operativët tanë poshtë në Kosovë, fondet e grumbulluara nga Ambasadat Islamike, mundemi t’i bartim poshtë, me pjesën më të mëdha të fondeve duhet të investojmë në ndërtimin e xhamive.

Vendet për ngritjen e xhamive duhet t’i gjejmë në pjesë të dukshme pranë autostradës, shkollave, qendrave të qyteteve.

Pranë xhamive, shkollat islamike (medresetë) duhen të përhapen gjithkah dhe në vendet e tilla ku nuk ka interesime duhet të sillen nxënësit dhe të rinjtë ku Islami ka më shumë jehonë se sa kombi, siç janë pjesët e Mitrovicës, Vushtrrisë, Gjenerali Jankoviq, Kaçanik, Dragash, Prizren.

Po punojmë për të përfshirë më shumë njerëz, të cilët janë autoritativë dhe me ndikim në mjediset shqiptare nga fusha e sportit, muzika, media e politika. Në disa parti shqiptare të rëndësishme kemi njerëz, të cilët fuqishëm e mbështesin Islamin dhe janë të lidhur me udhëheqësit fetarë.