MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Skuqja e fytyrës s’më është larguar, ç’të bëj?

18.08.2020 - 13:04

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Përshëndetje! Jam kontrolluar te doktoresha e dermatologjisë dhe jam diagnostikuar me Dermatitis seborroika. Kam përdorur farmacyclin dhe vitamin B6, nuk më kanë ndihmuar. Kam shkuar te një doktoreshë tjetër, më ka dhënë të njëjtën diagnozë. Më dha për të përdorur Shampo ketokonazol dhe Rojazol për demodex, pasi me anë të analizave ka gjetur demodex. Shampoja ma ka larguar puritin nga koka, edhe rojazoli më duket që ka ndikuar në demodeks, pasi nuk kam më pore në fytyrë. Kam shkuar te doktoresha sërish para dy javësh dhe më rekomandoi vazhdimin e përdorimit të shampos, ndërsa rojazolin ma hoqi. Gjithashtu, më nisi një terapi të re: një përzierje e Pantenolit me hidrokortizon. Kam dy javë që e përdor, por skuqjen në fytyrë nuk ma ka larguar. 

Mjeku: Dermatiti seborrheic është një dermatoze kronike, me peridha acarimi dhe përmirësimi. Mjekimi është vetëm përmisues, por jo kurues përfundimtar. Peridha e ngrohtë e verës dhe rrezatimi diellor UVB e përmirësojnë sëmundjen, ndërsa periudha e dimrit dhe i ftohti e acarojnë atë. Ndërsa, përsa i përket skuqjes së lëkurës, duhet të kontaktoni sërish mjekun dermatolog për t’ju dhënë një mjekim të përshtatshëm për të.