MENU
klinika

Partitë shqiptare në dy koalicione

Sot votohet për parlamentin e Malit të Zi

30.08.2020 - 07:17

Qytetarët e Malit të Zi votojnë sot për përfaqësuesit e tyre në parlament si dhe për Asamblenë Komunale në 5 komuna. Lidhur me aspiratat e vendit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Malin e Zi.

Partia Demokratike e Socialistëve e cila aktualisht ndodhet në pushtet është në krye të vendit që prej vitit 1991. Një sfidë e shtuar lidhur me këto zgjedhje, është edhe situata e pandemisë që ka pushtuar mbarë botën.

Gjithësej janë regjistruar 11 parti politike, pesë prej të cilave përfaqësojnë pakica kombëtare, nga të cilat dy janë shqiptare, dy kroate dhe një boshnjake. 81 deputetë do të zgjidhen nga populli për katër vitet e ardhshme.

Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviç synon fitoren e rradhës , ndërsa opozita e renditur në disa blloqe kërkon me ngulm ndërrimin e pushtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë parashikohet për flamurin shqiptar?

Mali i Zi miraton Ligjin për simbolet kombëtare