MENU
klinika

"Vendosni maskën"

“Të dua”/ Rita Ora mesazh për Kosovën

27.08.2020 - 13:14

Rita Ora asnjëherë nuk e harron vendlindjen e saj! Artistja shqiptare me famë botërore së fudnmi ka një mesazh sensibilizues e cila përmes UNICEF-it i bën thirrje bashkëkombasve të saj në Kosovë që të vendosin maskën në momentin që dalin jashtë shtëpisë, të ruajnë distancat dhe të kujdesen për higjienën personale.

“Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Ju lutem mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale.

Unë e vendos maskën time sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndriconi me dritën tuaj! Vendosni maskën! Ju dua!”- thotë këngëtarja e njohur në vidomesazhin e saj.

Kujtojmë që prej kohësh Rita Ora shërben si ambasadore e organizatës më të madhe bamirëse në botë, UNICEF, në kuadër të shumë iniciativave bamirëse që ajo i ka mbështetur falë ndikimit që ka si një artiste globale.