Në fjalimin e tij më të fundit të Vitit të Ri, Presidenti Kinez Xi Jinping deklaroi se viti 2020 do të ishte “një moment historik”. Xi kishte të drejtë, por jo në atë mënyrë siç e priste.
Kina ka dëmtuar rëndë reputacionin e saj ndërkombëtar.
Falë COVID-19, shumë vend kuptuan varësinë nga Kina dhe qëndrimet ndërkombëtare ndaj regjimit komunist të Kinës u zhvendosën.
Batica filloi të kthehet kur u zbulua se Partia Komuniste e Kinës fshehu informacione thelbësore nga bota rreth COVID-19, e cila u zbulua së pari në Wuhan. Duke u bërë gjërat më keq, Xi u përpoq të kapitalizonte pandemine, së pari duke rrëmbyer produktet mjekësore dhe më pas duke rritur ekspansionizmin agresiv, veçanërisht në rajonin Indo-Paqësor.
Kjo po shkakton ndryshim të shpejtë në peizazhin gjeostrategjik të rajonit, me fuqi të tjera që përgatiten për t’i kundërvihen Kinës.
Japonia tani duket se është e vendosur të fillojë bashkëpunimin me Pesë Sytë, aleanca më e vjetër e mbledhjes së inteligjencës dhe e shkëmbimit të botës, që përfshin Australinë, Kanadane, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Për më tepër, i ashtuquajturi Quad, që përfshin Australinë, Indinë, Japoninë dhe SHBA,duket se është i gatshëm të thellojë bashkëpunimin e tij strategjik. Kjo paraqet një ndryshim të dukshëm për Indinë, në veçanti, e cila ka kaluar vite te tera në përpjekje për të qetësuar Kinën.
Siç vuri në dukje këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA Robert O’Brien, “kinezët kanë qenë shumë agresivë me Indinë” kohët e fundit.
Në qershor, Australia dhe India nënshkruan Marrëveshjen e Ndihmës së Logjistikës së Ndërsjellë për të rritur ndërveprimin ushtarak përmes aktiviteteve dypalëshe të mbrojtjes. India ka një pakt të ngjashëm me SHBA dhe do të nënshkruajë një me Japoninë.
Japonia, nga ana e saj, kohët e fundit shtoi Australinë, Indinë dhe Mbretërinë e Bashkuar si partnerë të inteligjencës për mbrojtjen.
Kështu, demokracitë e Indo-Paqësorit po krijojnë lidhje më të ngushta strategjike në përgjigje të agresionit në rritje të Kinës.
Hapi tjetër logjik do të ishte që këto vende të luanin një rol më të koordinuar në avancimin e sigurisë më të gjerë rajonale.
Problemi është se interesat e sigurisë amerikane, australiane, indiane dhe japoneze nuk janë plotësisht kongregante.
Për Indinë dhe Japoninë, kërcënimi i sigurisë që Kina paraqet është shumë më akut dhe i menjëhershm, siç tregohet nga agresioni i Kinës kundër Indisë dhe hyrjet e saj gjithnjë e më të shpeshta në ujërat japoneze.
Për më tepër, India është i vetmi anëtar i Quad që ka mundësi shumë reale të një konflikti serioz me Kinën në kufi.
Në të kundërt, SHBA nuk ka menduar kurrë një luftë tokësore kundër Kinës. Qëllimi i saj kryesor është të kundërshtojë sfidat gjeopolitike, ideologjike dhe ekonomike të Kinës për përparësinë globale të Amerikës.
Australia, ndërkohë, duhet të angazhohet në një akt delikat balancimi. Ajo mbetet ekonomikisht e varur nga Kina, e cila përbën një të tretën e eksporteve të saj.
Ministra e saj e jashtme, Marise Payne, deklaroi së fundmi, Australia nuk ka “qëllim të dëmtojë” marrëdhëniet e saj me Kinën.
Ministri japonez i mbrojtjes Taro Kono kohët e fundit deklaroi se Kina duhet të paguajë një çmim të lartë për revizionizmin e saj në detet e Kinës Jugore dhe Lindore, Himalajet dhe Hong Kong.
Për sa kohë që kostot e ekspansionizmit mbeten të kontrollueshme, Xi do të qëndrojë gjatë, duke kërkuar të shfrytëzojë politikën zgjedhore dhe polarizimin në demokracitë e mësha.
Fuqitë e mëdha demokratike të Indo-Paqësorit nuk duhet ta lejojnë këtë gjë.
Machiavelli në mënyrë të njohur shkroi se, “Është më mirë të të kenë frikë se sa të duan”. Xi-në nuk e kaë frikë aq shumë sa e urrejnë.
Por kjo nuk do të thotë asgjë nëse demokracitë kryesore të Indo-Paqësorit nuk veprojnë së bashku, nuk krijojnë mënyra për të frenuar ekspansionizmin kinez, bashkojnë strategjitë e tyre të sigurisë dhe kontribuojnë në ndërtimin e një rendi rajonal të bazuar në rregulla.
Vizioni i tyre duhet të sqarohet dhe shndërrohet në një qasje të përcaktuar mirë të politikave, me peshë reale strategjike.
Përndryshe, Xi do të vazhdojë të përdorë forcën brutale për të destabilizuar më tej Indo-Paqësorin, ndoshta edhe duke filluar një luftë.
Brahma Chellaney, Profesor i Studimeve Strategjike në Qendrën e Re për Kërkime të Politikave me seli në New Delhi dhe bashkëpunëtor në Akademinë Robert Bosch në Berlin, është autori i nëntë librave.
Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ Konica.al