MENU
klinika

Gaz për 20 vjet dhe një "surprizë" nga Erdogan

Të gjithë sy e veshë nga Turqia!/ “Një epokë e re po vjen”

21.08.2020 - 09:30

Turqia ka gjetur burime të konsiderueshme të gazit në Detin e Zi, thanë dy burime turke, një zbulim i cili mund të ndihmojë vendin të mos jetgë më aq i varur nga importi i energjisë nëse gazi mund të nxirret në treg, shkruan Reuters.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e konsideroi këtë si një lajm të mirë, të cilin do ta publikojë të premten duke thënë se një “periudhë e re” po fillon për Turqinë, por Erdogan nuk dha detaje rreth gjetjes së burimeve të gazit.

Sipas Reuters autoritetet turke pretendojnë se burimet e gazit të gjetura në Detin e Zi do të plotësojnë potencialisht nevojat e energjisë së Turqisë për 20 vjet.

relates to All Eyes on Erdogan as Reports of Black Sea Energy Find Mount

Anija e shpimit të Turqisë Fatih ka operuar që nga fundi i korrikut në një zonë eksplorimi të njohur si Tuna-1, rreth 100 milje detare në veri të bregdetit turk në Detin e Zi perëndimor.

“Ka një gjetje të gazit natyror në pusin Tuna 1,” tha burimi. “Rezerva e pritshme është 26 trilion metra kub ose 800 miliardë metra kub, dhe plotëson afro 20 vjet të nevojave të Turqisë.”

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se mund të duhen shtatë deri në 10 vjet për të filluar prodhimin, dhe vlerësoi se kostot e investimit shkojne gati 3 miliardë dollarë.

Zyrtarët, përfshirë Ministrin e Energjisë, Fatih Donmez, nuk kanë dhënë detaje, duke thënë se Erdogan do të shpallë vetë “surprizën”.

Turqia, e cila është pothuajse plotësisht e varur nga importet për të përmbushur nevojat e saj për energji, ka qenë duke eksploruar për hidrokarbure në Detin e Zi dhe në Mesdhe,  që ka zemëruar Greqinë dhe Qipron.

Edhe nëse ekziston një gjetje legjitime që zhvillohet, do të duheshin katër deri në gjashtë vjet për të arritur në fazën e prodhimit.

Çdo ulje në faturën e importit të energjisë në Turqi, e cila ishte në 41 miliardë dollarë vitin e kaluar nga furnizuesit si Rusia dhe Irani, jo vetëm që do të rrisë financat e qeverisë, por edhe do të ndihmojë në lehtësimin e një deficiti kronik të llogarisë rrjedhëse, i cili bën presion mbi lirën.

Edhe pse një perspektivë e tillë është ende e largët dhe e pasigurt, lira u forcua të mërkurën, pasi tregtarët parashikuan një ndikim pozitiv.

Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters/ Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një tjetër shtet mbështet Greqinë

“BE nuk do t’i gjunjëzohet Erdoganit!”

Përgjigjet Ministria e Jashtme greke

“Greqia është çmendur”, Erdogan provokon sërish