MENU
klinika

Të kesh qenë do të thotë të jesh

Të jesh do të thotë të kesh qenë

08.08.2020 - 06:51

Ilnisa Agolli

Për ty, Prenkë, et cum spiritu tuo.

….Askush si ai nuk u largua nga kjo botë i përcjellë nga tingujt e bandës muzikore që e kishte krijuar vetë, pa pasur mundësinë që dikush nga ne t’i thoshte lamtumirë e faleminderit. T’i thoshte se sa shumë ne të gjithë, e jo vetëm shkodranët e duam Atë dhe muzikën e Tij, se sa shumë i jemi mirënjohës për gjithçka bëri në mënyrë të Tij, për muzikën tonë kombëtare!

Kanë qenë këto fjalët e dala nga akademiku Vasil.S.Tole përgjatë kumtesës mbajtur në ditën kushtuar Prenkë Jakovës, në 100-vjetorin e tij të lindjes.

Tek bëje ecejaket e një kureshtjeje retro dhe shihje ato pak gjëra mbi tavolinë, të vinte ndjesia sikur jeton në një epokë tjetër. Por ndiheshe mirë. Gjithçka e tij qe shpirti dhe mendja. Talenti dhe ajo botë që ai nuk e kurseu për ta ndarë me ne.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Arteve, Fakulteti i Muzikës, kujtuan jo vetëm një artist, por një autor që zbuloi një metamorfozë e unitet në kaosin origjinal të pasionit ndaj muzikës: “Prenkë Jakova në 100-vjetorin e lindjes (1917-2017)

Salla Aleks Buda ishte një oaz i vogël kulture dhe malli; nostalgjinë ndaj kompozitorit të madh ti e nisje nga Tribuna muzikologjike – kushtuar jetës dhe krijimtarisë, tek ekspozita fotografike dhe partiturat muikore. Nuk munguan as përshëndetjet muzikore, për t’u ndalur në fund tek kumtesat e:

-Prof. Dr. Isak SHEHU: “Shkodra, djepi i shkollës së parë shqiptare të edukimit muzikor dhe Prenkë Jakova, një përfaqësues i denjë i saj”
-Prof. Dr. Fatmir Hysi: “Prenk Jakova – Kompozitor shumëplanësh me frymëzim të thellë njerëzor”
-Dr. Eno Koҫo: “Prenka në ndjesinë time gjatë periudhës së “Skënderbeut” të tij”
-Akademik Vasil S. TOLE: “Prenkë Jakova, si kompozitor atipik”
-Dr. Pandi Bello: ”Fati historik i kompozitorit Prenk Jakova”
-Dr. Spiro Kalemi-Romë: “Prenkë Jakova dhe ne”
-Dr. Mikaela Minga: “Prenkë Jakova midis kulturës muzikore urbane dhe asaj nacionale”
-“Përshëndetje muzikore “a cappella” me krijimtarinë e Jakovës” nga kori polifonik i Shoqatës Kulturore Artistike “Prenkë Jakova” – Shkodër

Sa i takon konceptualizimit dhe përcaktimit të kompozitorit të madh, Prof. Tole, pyetjes së Konica.al se cilat ishin dukjet ‘’atipike’’, ai u shpreh se :

‘’ Ai kompozonte muzikë prej vetiu si autodidakt dhe nuk qe kompozitor katedrash, edhe pse e njihte kulturën e madhe muzikore.

– Ai e shkruante dhe e interpretonte muzikën për njerëzit duke e vjelë mendimin e tyre ende pa bërë premierën e veprës.

– Ai përgjithësisht shkruante muzikë pa porosi dhe nxitej për të kompozuar nga nevoja e njerëzve për të, si gjatë mbretërisë, fashizmit e gjatë diktaturës.

– Ai e farkëtoi shijen e Tij muzikore te shpirtrat e njerëzve, jashtë kornizave ideologjike zyrtare dhe i pandjeshëm për së brendshmi ndaj tyre.

– Ai e perceptonte krijimin muzikor si unitet të tingullit dhe të fjalës së kënduar, gjë që përcaktoi zgjedhjen e Tij për të bërë kryesisht muzikë të kënduar.

– Ai pëlqente vokalen në raport me instrumentalen dhe me gjithë shtrëngesat e kufizimet teknike të kohës, e sigurisht edhe me ato të vetat, nuk e ndali procesin artizanal vetjak të krijimit muzikor.

– Për Prenkën nuk kishte rëndësi dukja, por thelbi. Ai ka krijuar muzikë shumë të bukur me mjete teknike të thjeshta.

– Thjeshtësia për të duket se ishte një formë sofistikimi që Ai nuk mundi ose nuk donte t’ia lejonte vetes.

– Ai pa te muzika popullore, ashtu si pararendësit e Tij, modelin që duhej ndjekur, dhe me bindje e ndoqi këtë rrugë përmes zgjerimit të larmisë muzikore popullore që përdori në krijimet e veta.

– Nuk ishte Prenka që përcaktonte krijimin muzikor të radhës, por ishin njerëzit që e kushtëzonin atë.

– Ai e çmonte artin dhe muzikën si një formë të qytetarisë lidhur ngushtë me dashurinë dhe respektin për familjen, Shkodrën dhe Shqipërinë.

– Si i tillë, Ai ishte dhe u bë kompozitor i popullit, pasi besonte në zgjimin kulturor të njerëzve përmes artit, e sidomos përmes muzikës.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen