08.08.2020 - 08:53
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në hotelin “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit, rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Dyshohet se është qëlluar me armë 100 here drejt makinave në parkingun e hotelit.
Nga të shtënat nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet nëvendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pronari i hotelit është Jetmir Muçollari, për të cilin mësohet se ka patur edhe më parë konflikte, pasi është hera e dytë që qëllohet në drejtim të tij, pasi në vitin 2013 i është bërë atentat nga Edmond Fezollari.
Ndërkohë që raportohet se nga të shtënat janë dëmtuar 8 makina.