Përplasja mes Greqisë dhe Turqisë nuk është vetëm në det ku anijet ushtarake janë vënë përballë, por edhe në media e rrjete sociale.
Së fudnmi, mediat greke kanë publikuar foto të fregatës së dëmtuar turke “Kemal Reis”, e cila u përplas sipas tyre nga fregata greke “Lemnos” disa ditë më parë gjatë disa manovrave të rrezikshme në Egjeun Lindor.
Siç raporton “Protothema“, anija turke ka një të çarë në pjesën e pasme të saj si rezultat i përplasjes me fregatën greke, e cila gjithashtu është dëmtuar në pjesën ballore të saj. Indicenti ndodhi një javë më parë në Egjeun Lindor, teksa anijet greke dhe turke ndodheshin në zonë për shkak të kërkimeve sizmike që ishte duke kryer Turqia në këtë rajon.
Më herët, mediat turke publikuan pamje të anijes së dëmtuar greke duke theksuar se ajo kishte shkuar për riparim. Po ashtu, Presidenti Erdogan e cilësoi këtë incident një provokim të rëndë duke deklaruar se në një rast të ngjashëm, Greqia do ta pësonte.
“Përbindëshi” amerikan zbarkon në ishullin grek, mesazhi përmes emrit
Tensionet janë të larta në Mesdhe duke bërë që fuqitë botërore të rrisin prezencën e tyre në rajon.
Kështu, helikoptermbajtësja më e re e marinës amerikane “USS Hershel Woody Williams”, zbarkoi mëngjesin e sotëm në portin e Soudas në Kretë të Greqisë. Anija gjigante është duke kryer udhëtimin e saj të parë dhe i përket Flotës së Gjashtë Amerikane.
Helikotermbajtësja është quajtur “Woody Williams” për shkak të heroizimit të ushtarit amerikan me të njëjtin emër në betejën e ishullit “Iwo Jima” në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i është shtuar sëfundmi flotës amerikane.