Shtimi i rasteve me coronavirus dhe i kërkesës së qytetarëve për të realizuar testimin për identifikimin e virusit COVID-19, bënë që e drejta për të kryer këto analiza t’i jepej edhe laboratorëve privatë të certifikuar nga ISHP.
Një person që e mbart apo jo virusin dhe dëshiron të bëj testin serologjik duhet ta bblej atë rreth 12.000 lekë, ndërsa testin që tregon nëse personi e ka kaluar sëmundjen dhe ka zhvilluar apo jo antitrupa, kushton 4.000 lekë.
Ligji për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, neni 4, pika ç, thotë shprehimisht se parandalimi dhe luftimi i sëmundjeve infektive me karakter epidemik, sipas listës përkatëse të përgatitur nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës Epidemike, të miratuar me urdhër nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, ofrohet falas për çdo person.