MENU
klinika

Çdo ditë e më keq në Kosovë...

Thellohet bilanci i viktimave nga COVID, humb jetën mjeku

19.08.2020 - 10:23

Një tjetër humbje njerrzore nga koronavirusi, nga bluzat e bardha ne Kosove. Internisti dhe Nefrologu nga komuna e Vitisë, Feti Hetemi, i infektuar me COVID-19, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Doktor Hetemi nuk arriti t’ia dalë në betejën me koronavirusin, teksa ishte i shtruar në një prej linikave të QKUK-së ku po trajtohej për tri ditë me radhë.

Lajmi u bë i ditur nga një familajrët e mjekut te ndjere.

“Të nderuar familjarë, shokë dhe miq, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë më i dashuri i ynë Dr.Feti Hetemi.Doki, edhe pse u sfidua në jetë nga shumë stuhi të natyrave të ndryshme dhe i përballoi ato kryelartë, sot ka humbur betejën me sëmundjen Covid-19.Ndjehemi të trishtuar nga kjo humbje, por më shumë se krenar që e patëm.Lamtumirë Dok, burrë fisnik që me shumë mund dhe sakrificë arrite në piedestalet e humanitetit dhe çështjes kombëtare, duke mos pushuar për asnjë moment me shpirtin tënd luftarak për të mposhtur padrejtësitë.Varrimi do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Vitisë, duke i respektuar masat e IKSHPK-së”, thuhet në njoftimin e familjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!