MENU
klinika

Ti nuk e meriton dikë që rikthehet…

Ti meriton atë që nuk u largua asnjëherë

29.08.2020 - 07:34

Shpesh mendoj për njerëzit që kthehen pas vendimit për t’u larguar. Unë isha duke pritur për ditën kur do të kthehej dhe që do të më thoshte se e kishte gabim dhe se jeta e tij pa mua nuk kishte kuptim.

Por pastaj kuptova se një person nuk ikën kurrë, nëse të do.

Një i cili kurrë nuk ia mbath kur lindin vështirësi, që kurrë nuk të lë, edhe nëse dhjetëra njerëz të tjerë përpiqen të marrin vëmendjen e tij.

Ai që zgjedh të jetë me ty çdo ditë.

Ti meriton dikë që nuk largohet kurrë kur ti i tregon se atë për të cilën ke turp, kur ndan me të atë që nuk do t’ia tregoje askujt në botë. Kur i tregon atë që nuk të pëlqen tek vetja, çfarë urren për të kaluarën tënde. Ti meriton dikë që nuk largohet, pavarësisht se sa e vështirë është.

Ti meriton dikë që nuk shkon kur i tregon se sa e do, sa dëshpërimisht ti do ta bësh atë të lumtur dhe çfarë ndjesie të pabesueshme të shkakton.

Dikush i veçantë, me të cilin do të kalosh pjesën tjetër të jetës me të, të biesh në gjumë në krahët e tij.

Ti meriton dikë që nuk largohet, edhe nëse ai ka gjetur një punë më të mirë ose ka filluar të fitojë më shumë. Atë që nuk ia mbath kur gjërat komplikohen, kur mund të ketë gjithçka, por ende të zgjedh ty, kur nuk do as që t’i marrë në konsideratë mundësitë e tjera, sepse e di se ka më të mirën, të ka ty…

Ti e meriton dikë që të të bëjë të besosh se ka njerëz që nuk largohen.

Ti meriton dikë që nuk ikën kurrë, kur ndihesh e lodhur nga çdo gjë dhe ke humbur kthjelltësinë e po dyshon në veten dhe aftësitë e tua.

Ti meriton dikë që të kujton atë që meriton dhe se çfarë mund të bësh e vetme. Dikush që të kujton se edhe nëse mund të bësh gjithçka vetë, ai dëshiron të jetë atje, ai që nuk dëshiron të të lërë vetëm dhe është gati të të ndihmojë në çdo gjë.

Dhe edhe nëse secili prej nesh ka një person që do të dëshironte të rikthehej, por ne duhet të ëndërrojmë ata që nuk largohen kurrë.

Ai/ajo që na la një herë, mund të shkojë përsëri.

Ai që kishte motive të largohej, por vendosi të qëndronte, pikërisht ai është ajo që të nevojitet, me të cilën meritoni të jeni së bashku.