MENU
klinika

Vendoset e ardhmja

Tifozët në ankth, Koeman do të takojë Messin

19.08.2020 - 17:13

Janë ditë ankthi jo vetëm për tifozët e Barcelonës, por edhe të skuadrave të tjera që kanë lidhje me një transferim të mundshëm të tij, por edhe të miliona tifozëve personalë në mbarë botën.

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur revolucionin, duke shkarkuar trajnerin dhe drejtorin sportiv, pastaj duke emëruar të rinjtë, ku Ronald Koeman u zyrtarizua sot. Por Lionel Messi ende është i pavendosur për të ardhmen e tij.

Argjentinasi nuk është aspak i kënaqur me paraqitjet e skuadrës dhe nuk është aspak i lumtur nën drejtimin e presidentit Josep Maria Bartomeu. Argjentinasi po sheh mundësitë që ka dhe të mbyllë kapitullin kryesor të karrierës së tij.

Presidenti Bartomeu po punon që të bindë 6 herë fituesin e “Topit të artë”, madje ka bindur këtë të fundit që të ketë një takim me trajnerin e Ronald Koeman. Një tjetër taktikë e Bartomeut, që një ditë më parë deklaronte që Messi ta thotë publikisht nëse do që të largohet.

Trajneri holandez pritet të ketë një bisedë ballë për ballë me yllin e skuadrës dhe më pas do të vendoset dhe fati i tij. Tifozët janë në ankth, pasi Messi duket më i zhgënjyer se kurrë dhe humbja 8-2 ndaj Bayern Munchen ishte vula e gjithçkaje. Ndoshta nis një epokë e re, por së pari presim takimin me Koeman…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hapi i dytë revolucionar blaugrana

Barça shkarkon personin që u përplas me Messin