Tirana kalon në turin e dytë eliminator të Champions League. Bardheblutë kanë fituar 2-0 në Tbilisi të Gjeorgjisë përballë skuadrës vendase të Dinamos. Një sukses mëse i merituar i kampionëve të Shqipërisë.
Goli i parë erdhi në aksionin i fundit i pjesës së parë. Bardheblutë depërtojnë në zonë dhe është Torasa që përfiton nga hezitimi i portierit dhe mbrojtjes kundërshtare, duke kaluar në avantazh bardheblutë.
Fraksioni i parë mbyllet 0-1 për Tiranën, por duhet thënë që bardheblutë luajtën më mirë, sidomos nga krahët dhe në organizimin e lojës, vendasit pak panë portën e shqiptarëve.
Pjesa e dytë është më e luftuar, gjeorgjianët sulmojnë më shumë, por Tirana duket më e freksët fizikisht, pasi në kundërsulm del shpejt. Vendasit realizojnë në 78’, por anulohet për jashtë loje.
Për të ardhur në minutën e 86-të, kur Muci gjuan në hyrje të zonës, portiere i Dinamos nuk e zotëron si duhet topin dhe aty Ismajgeci nga afër nuk fal. 0-2 dhe Tirana kualifikohet për më tej, teksa do të ndeshet me serbët e Crvena Zvezdës në turin e dytë eliminator.