Turneu më i famshëm i çiklizmit “Tour de France” ka mbyllur etapën e tretë, ku fitues në ditën e sotme ishte Caleb Eëan. 26-vjecari nga Australia triumfoi në sprintin final.
Pas tre etapave të para, në krye të renditjes është çiklisti francez i Quick Step, Julian Alaphilippe, që mban edhe të veshur fanellën e verdhë të liderit. Ai fitoi etapën e dytë, duke fituar me sprint, ndërkohë që etapa e parë u tua nga norvegjezi Alexander Kristoff (skuadra e UAE).
Etapa e sotme ishte kryesisht fushore dhe e përshtatshme për sprinterët, ku ia doli Eëan. Alaphilippe ruajti distancën në krye. Nesër do të zhvillohet etapa e katërt, kryesisht malore, nga Sisteron në Orcieres-Marlette.
? Relive the last km and the beautiful sprint victory of @CalebEwan ??
? Revivez le dernier kilomètre et la supebe victoire au sprint de Caleb Ewan ??#TDF2020 pic.twitter.com/Si0v7G1X5C
— Tour de France™ (@LeTour) August 31, 2020
Ndyshe nga shumë sporte të tjera, në “Tour de France” vihet re prania e spektatorëve, ndonëse jo si në vitet e kaluara.Janë 21 etapa në total dhe gara përfundon në Paris më 20 shtator.