MENU
klinika

Hapet tenderi

Transformimi i Piramidës, qendër teknologjie, Bashkia e Tiranës nis punën

03.08.2020 - 19:06

Rijetësimi i Piramidës në kryeqytet pritet që të jetë vetëm ccështje kohe. Bashkia e Tiranës ka filluar nga puna për transformimin e godinës ekzistuese në një qendër të edukimit mbi teknologjinë për nxënësit e moshës 12-18 vjeç, me qëllim rritjen e aftësive të tyre kreative dhe teknike, nëpërmjet kurseve në dizajn dhe teknologji, që nuk ofrohen nga sistemi arsimor.

Kompanitë e interesuara do të kenë afat deri në datën 2 shtator për të dorëzuar ofertat e tyre.

Financimi për transformimine kësaj godine ndahet mes buxhetit të bashkisë së Tiranës, të ardhurave të buxhetit të shtetit të vëna në dispozicion nga Ministria e Kulturës si dhe të ardhurat e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim të vëna në dispozicion nëpërmejt një marrëveshje bashkëpunimi me bashkinë për zbatimin e këtij projekti.

Rijetësimi i Piramidës është një prej projekteve strategjike të Tiranës që në programin buxhetor afatmesëm 2018-2020, ku ndër të tjera në atë kohë kërkohej qartësimi i vizionit mbi ndërtesën aktuale.

Ndërkohë që, në prill të vitit 2019 u prezantua edhe projekti për shndërrimin e saj në nëj Qendër për Edukimin dhe Teknologjinë.