MENU
klinika

25 vite më parë

U tërhoq pa mbushur 31 vjeç, historia e Van Basten

17.08.2020 - 17:56

Më 17 gusht, 25 vite më parë, në një konferencë për shtyp të organizuar posaçërisht në dhomën e trofeve të “Via Turati” (selia e vjetër e Milanit), Marco Van Basten i dha lamtumirën futbollit të luajtur pas dy vitesh e gjysmë pasiviteti, pasuar vetëm nga shumë pak paraqitje sporadike.

As 31 vjeç, një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duhej të ndalonte së luajturi me top për shkak të problemeve të vazhdueshme dhe të përsëritura me kyçin e këmbës së djathtë.

Kavilia nuk i mbante më, pasi e operoi 4 herë gjatë karrierës së tij. Van Basten luajti me Milanin nga sezoni 1987-1988 deri më 1994-1995, duke grumbulluar gjithsej 201 ndeshje, në të cilat shënoi 125 gola.

Palmaresi i tij me “Djallin” numëron 4 tituj të Serie A, 4 Superkupa Italiane, 3 Liga Kampionesh, 2 Superkupa Europiane dhe 2 Kupa Inter-Kontinentale.

Me ekipin e tij kombëtar, Holandën, Van Basten fitoi edhe Kampionatin Europian 1988. “Mjellma” nga Utrecht, gjithashtu, ka fituar 3 “Topa të Artë” gjatë karrierës së tij (1988, 1989 dhe 1992). Një ditë pas këtij njoftimi, më 18 gusht 1995, Van Basten u përshëndet me tifozët e Milanit, në “San Siro”.

Pas atij parakalimi përshëndetës rreth fushës, në një intervistë që mbahet mend nga të gjithë, u shpreh si më poshtë: “Kishte trishtim kudo, tek unë dhe publiku (tifozët). Unë vrapova, sepse nuk doja të tregoja se isha i çalë, shtrëngova duart me njerëzit.

Ndërkohë, mendova se nuk do të isha më atje. U ndjeva sikur isha i ftuar në funeralin tim. Atë mbrëmje thjesht po mendoja se jeta ime kishte qenë futbolli. Tashmë, trupi më ishte shkatërruar nga ilaçet. Mëlçia ime u copëtua nga qetësuesit e pafund. Kam pasur një dhimbje të çmendur në kyçin e këmbës së mallkuar. Isha i dëshpëruar. Më vonë, kur dola nga ajo situatë, kuptova se kisha provuar diçka të ngjashme me depresionin”.

Pensionimi i sulmuesit holandez është diçka që të gjithë tifozët e Milanit do ta kujtojnë me hidhërim të thellë, sepse Van Basten ende mund të kishte dhënë aq shumë për kauzën e kuqezinjve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga titujt e shumtë, te kriza e sotme

Rënia e perandorisë, si e humbi shkëlqimin Milan

Maradona “kërcënon” FIFA-n

“Mua, Van Basten e Gullit na lanë si qentë”