MENU
klinika

Shtrëngohen masat për pastrimin e parave

Udhëzimi, informacion i detajuar për transfertat ndërkombëtare

25.08.2020 - 13:02

Ministria e Financave ka miratuar një udhëzim të posaçëm që synon të shtrëngojë edhe më shumë masat për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

Sipas udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare, subjektet që kryejnë transferta parash ose vlerash, ndërkufitare elektronike, kane detyrimin që të shoqërojnë me plotësimin e një sërë të dhënash për dërguesin, ku përfshihen: i. emri dhe mbiemri i tij kur është individ; ii. emërtimi, kur dërguesi është person juridik; iii. numrin e llogarisë së dërguesit kur një llogari e tillë përdoret për të përpunuar transaksionin ose, në mungesë të një llogarie, një numër unik të referencës së transaksionit që lejon gjurmueshmërinë e transaksionit; iv. adresën e dërguesit ose numrin e identitetit kombëtar, ose numrin e identifikimit të klientit ose datën dhe vendin e lindjes.

Ndërsa i njëjti informacion tashmë do të jetë detyrim edhe për përfituesin me qëllim gjurmueshmërinë e plotë të transaksionit. Udhëzimi tashmë përfshin jo vetëm bankat, por të gjitha institucionet financiare korrenspodente, që duhet të ndjekin këtë procedurë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria gati për amnisti të përgjithshme

“Deklaroni asetet, paratë në bankë”


shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”