MENU
klinika

Nga Alba Malltezi

Urrejtja jonë e madhe në proporcion me drejtësinë e vogël

07.08.2020 - 20:25

Nga Alba Malltezi

Sa më pak drejtësi, aq më shumë urrejtje. Kjo po ndodh në Shqipëri pas çdo ngjarje të përmasave kombëtare. E dhimbshme për një vend ku njihen pothuajse të gjithë e ku pas çdo ndodhie vihen në shënjestër individë të caktuar; me të drejtë apo të padrejtë, me të vërtetë a me të gënjeshtërt.

Nuk ka rëndësi nëse janë të majtë, të djathtë, neutralë; ka gjithnjë një “arsye” për të autorizuar dikë të thotë më të shëmtuarën që mund të mendojë të thotë për atë që urren dhe që mund ta thotë vetëm prej anonimi, por shpesh edhe jo. E drejta është përzier me padrejtësinë dhe në këtë kohë plot mjegull e pa rregulla po vazhdojnë të përfitojnë disa.

Nuk paska dëm më të madh që mund t’i bëhet një vendi, duke e lenë pa drejtësi. Një shtet pa drejtësi qënka një varkë e lëshuar në mes të detit nën dallgët më të larta, të egra dhe të pafundme të urrejtjes. Ikën një valë dhe sa hap e mbyll sytë arrin tjetra akoma më e fortë dhe e dhunshme.

Ndërsa njerëzit “shijojnë” spektaklin e radhës, duke pritur e duke u shlodhur derisa t’iu vijë radha e fshikullimit. Kështu po kalon tranzicioni ynë: pa një arbitër të drejtë që mund të vendosë pikat mbi i, mbi njerëz, ngjarje e fakte, ndaj deri atëherë jemi njësoj të gjithë: urrejtës dhe të urryer!

Tashmë, dihet dhe njihet se kush e filloi këtë çorbë në ag të viteve ’90, që për ne duhet të ishin vitet e Demokracisë dhe Lirisë. E bëri sepse e mendoi se do të vinte një ditë dhe se padrejtësia do të ishte për të shpëtim, apo sepse ishte padituria dhe paaftësia për të bërë atë shtyllë qytetërimi kaq të rëndësishme e jetike për një shoqëri të lirë?

Sot jemi një shtet, një familje, një shtëpi pa traun kryesor, pa shtyllën kurrizore që mban në ekuilibër të tërën. Do të arrijmë në bregun e qytetërimeve më të mira apo do të qëndrojmë përjetë në këtë torturë pa drejtësi?

Disa po vozisin drejt këtij bregu shpëtimi, të tjerë vazhdojnë të ngrenë dallgë dhe furtunë urrejtje pa mbarim. Secili mund të bëjë zgjedhjen e tij e të ndihmojë në lundrimin ku shpejt, të gjithë, të mund të shohim bregun ose furtunën pa mbarim.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!