01.08.2020 - 07:43
Prej mbrëmjes së djeshme vijon që të jetë aktiv zjarri në dy pika në malet e Lezhës, vatra në malin e Kakarriqit dhe të Renxit.
Në Kakarrriq deri tani janë djegur rreth 20 hektarë pyll me shkurre, ndërsa në terren ndodhen punonjësit e shërbimit pyjor të cilët po punojnë me mjete rrethanore për lokalizimin e flakëve.
Në malin e Renxit zjarri po i afrohet zonës së Ranës se Hedhun në Shëngjin dhe është e pamundur ndërhyrja për shkak të tymit dhe terrenit të thyer malor.
Deri tani aty janë djegur rreth 50 hektarë pyje dhe zjarri vijon të jetë aktiv.
E vetmja zgjidhje për të vendosur flakët nën kontroll do të ishte ndërhyrja nga ajri.