MENU
klinika

Përgjiget mjeku

Vuaj nga infeksionet vaginale. Si të ushqehem?

30.08.2020 - 17:22

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Vuaj nga infeksionet vaginale. Si të ushqehem?

Përgjigjet mjeku: Ja një listë e disa ushqimeve të zakonshme që do t’ju ndihmojë të forconi dhe të përmirësoni shëndetin tuaj vaginal:

Kos natyral: Kosi luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e higjienës vaginale, duke qenë se përmban acid lufton infeksionet maja. Kur të blini kos, sigurohuni  të mos përmbajë sheqerna.

Lëng boronice: Lëngu i boronicës është i njohur për efektin e tij çudibërës në fshikëz. Ky lëng  parandalon infeksionet e traktit urinar. Shumica e lëngjeve të  boronicës që gjenden në  dyqane, për fat të keq përmbajnë shumë sheqer për t’i shërbyer qëllimit të tij shërues. Është më mirë ta përgatisni vetë lëngun me boronica të freskëta. Provoni ti përzieni me kos, japin efekte të mahnitshme.

Hudhër: Për rezultate më të mira, konsujoheni të papërpunuar. Ajo në mënyrë efektive parandalon simptomat e infeksionit vaginal. Vendosni  një thelb hudhër të pastruar në vaginë dhe lëreni gjatë gjithë natës. Përsëriteni trajtimin për tri net rresht. Mund të tingëllojë e çuditshme por do t’ju largojë infeksionin.

Soja: Pak e keni kuptuar, por soja duket se mund të veprojë si një lubrifikant vaginal natyral, sepse ka doza të ulëta të estrogjenit që trupi juaj mund të ketë nevojë për të prodhuar lagështi. Si gjithmonë, duhet të tregoni kujdes dhe të konsumoni vetëm versionet natyrale të saj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.