MENU
klinika

Takimi Kosovë-Serbi/ "Do të jetë një natë e furishme"

Vuçiç: Trump mbështet Serbinë

26.08.2020 - 12:57

Më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë pritet të takohen presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në prani të këshilltarit për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, dhe të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Ndonëse e pakonfirmuar, pritet që pjesë e takimit të jetë dhe presidenti i SHBA, Donald Trump.

Agjenda e takimit nuk është bërë ende publike, por prania e Trump në këtë takim për presidentin Vuçiç mund të sjellë në tryezë me ide sesa thjesht çështjet ekonomike.

Në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë, Vuçiç tha se Trump është në favor të Serbisë dhe se ai “nuk do të bëjë asgjë që do të rrezikonte interesat e Serbisë”.

“Ky president është në favor të Serbisë më shumë se disa presidentë të tjerë të SHBA-së. Mund t’ju them njerëzve në Serbi se nuk kam asnjë dyshim se për delegacionin që unë drejtoj dhe për të gjithë ne do të jetë një natë e furishme, jo e lehtë, por ne e dimë detyrën tonë.

Serbia është më e rëndësishmja, pavarësisht të gjitha sfidave. Ajo që është e keqe dhe shkatërruese për vendin nuk do të pranohet”, u shpreh Vuçiç.

Takimi i planifikuar për 4 shtator midis Kosovës dhe Serbisë është i dyti i tillë i thirrur nga Uashingtoni.

Takimi i parë i planifikuar më 27 qershor u anulua pasi publikimit të faktit se ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është ngritur një aktakuzë për krime lufte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN