MENU
klinika

Pas “ndarjes së shekullit”

Zbulohet lidhja e Brad Pitt me modelen 30 vjet më të re

27.08.2020 - 10:02

Që prej ndarjes me Angelina Jolie, aktori i njohur Brad Pitt është përfolur për disa romanca, por asnjëherë ato nuk janë provuar.

Këtë herë është ndryshe.

Aktori 56-vjeçar është fotografuar ndërsa udhëtonte nga Los Angeles në Francë, me modelen gjermane Nicole Poturalski, 27 vjeç.

Ata kanë udhëtuar bashkë me një avion privat, për në vilën e Pitt në Francë, të cilën e bleu në vitin 2011, plot 67 milionë dollarë, kur ishte i martuar me Jolie.

Poturalski, për t’iu fshehur medies ka qenë e ‘maskuar’ me kapele dhe size, përveç maskës kundër Covid.

Ajo që theksojnë mediat, është fakti se 27-vjeçarja gjermane, ka një ngjashmëri të madhe pikërisht me Jolie.

Ndoshta ka qenë kjo arsyeja e lidhjes së Pitt me të, pasi aktori e ka vuajtur shumë ndarjen nga Jolie, e cila konsiderohet edhe si “ndarja e shekullit”, duke parë se Pitt-Jolie konsideroheshin si çifti perfekt: Të njohur, të talentuar, por mbi të gjitha, dy nga njerëzit më të pashëm në botë, ikona në botën e kinematografisë.