MENU
klinika

Prefekti kërkesë që 3 shtatori të shpallet Festë Kombëtare

100-vjetori i Luftës së Vlorës / Rama: Duhet t’u jemi dy herë borxhlinj vlonjatëve

02.09.2020 - 19:07

100-vjetori i luftës së Vlorës mblodhi mbrëmjen e sotme në sheshin e “flamurit” krerët e shtetit shqiptar, deputetë e drejtues të pushtetit vendorë

Në ceremoninë zyrtare, prefekti Flamur Mamaj kërkoi që 3 shtatori, dita e fitores ndaj pushtuesve italianë, të shpallet Festë Kombëtare.

“Dua të drejtoj një kërkesë, që data 3 shtator të gdhendet si kujtesë e rëndësishme dhe ta kthejmë në festë zyrtare duke i shtuar kalendarit një luftë që u shkrua me gjak”, tha ai përballë presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij nga “Sheshi i Flamurit”, kryeministri Rama tha se duhet t’u jemi dy herë borxhlinj vlonjatëve, referuar edhe shpalljes së Pavarësisë.

Ndërkohë, Rama nuk i ka kursyer edhe batutat me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa tha: “Gramoz mos mu mërzit se nuk e përjashton ndjenjën borxhli ndaj Tepelenës që e ka ndihmuar gjithnjë Vlorën”.

“Kanë analogjinë e të pamundurës, që është në ADN e gjakut të vlonjatëve. Një popull i çuditshëm me një aftës të hatashme për të tejkaluar kufijtë e asaj që është e mundur dhe për të realizuar diçka të pamundur. Lufta e Vlorës është një nga më të veçanta në historinë e përbotshme të luftërave për nga përfundimi i saj. E fituar nga pala që ishte objektivisht e humbur. Festa vazhdoi me ditë me mardhë, marshe patriotike. Benito Musolini i kushtoi nj shkrim me tërbim kësaj ngjarje, dy vite para se ai të merrte pushtetin. Realizuan diçka të nj magnitude që askush nuk e kuptoi qartë. Lufta e Vlorës tregon për herë të parë që shteti Shqiptar ekziston dhe ka forcën të ushtrojë të drejta të barabarta në raport me çdo entitet tjetër sovran. Lufta e Vlorës gjendet nj nga ato momente formuese të organizmit të Shtetit Shqiptar, ndaj na bën që vlonjatëve t’i jemi borxhlinj jo vetëm për shpalljen e Pavarësisë, por edhe për luftën e Vlorës”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN