Gjermania është ndalur përsëri në barazim, kësaj radhe në transfertë 1-1 në Zvicër. Pas barazimit 1-1 me Spanjën u mendua se pancerat do të shpërthenin, por nuk kanë shkuar më shumë se 1 pikë dhe tashmë rrezikojnë kreun.
Golit të Gungogan në pjesën e parë, Widmer u përgjigj për zviceranët në pjesën e dytë. Rritet presioni mbi trajnerin Loë, që vijon të mos bindë në krye të stolit gjerman.
Ndërsa Spanja mposhti Ukrainën 4-0 falë dy golave të Sergio Ramos dhe golave të Ansu Fati dhe Ferran Torres. Super ndeshje nga ekipi i Luis Enriques, por sidomos superparaqitje nga talenti i Barcelonas.
Sakaq, ndeshja e Ligës së Kombeve në Grupin B midis Serbisë dhe Turqisë përfundoi 0-0. Pak emocione në Stadion Rajko Mitić në Beograd por vendasit luajtën me dhjetë për pothuajse tërë pjesën e dytë. Aleksander Kolarov u përjashtua për të verdhë të dyshtë, duke e lënë ekipin e tij me dhjetë!