MENU
klinika

Përgjgijet mjeku

Çfarë është cistoskopia dhe pse duhet?

16.09.2020 - 06:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është cistoskopia dhe pse duhet?

Përgjigjet mjeku: Cistoskopia është një analizë diagnostikuese endoskopike që tregon për shumë patologji të pjesës së poshtme të aparatit urinar, në veçanti, kur ka dyshime për tumor të fshikëzës.

Shpikjet e fundit teknologjike kanë çuar në zhvillimin e një fibroendeskopie fleksible ( e quajtur cistokop). Një mjet i tillë ka një telekamera të vogël në ekstremitetin e saj që jep pamjen e brendshme të fshikëzës. Kalibri i butë i cistoskopit dhe lakueshmëria e saj jep një ekzaminimin intravesikal më të saktë dhe më pak të bezdisshëm se ai në të shkuarën.

Përmes saj mund të vlerësohet uretra, qafa e fshikëzës, fshikëza e urinës dhe grykat me të cilat hapen të dy uretrat në fshikëz (uretrat janë kanale të holla që çojnë urinën nga veshkat në fshikëz).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.