Gara e 9-të në Formula 1, në Mugello të Italisë, rezultoi një maratonë e vërtetë, duke përfunduar pas 2 orë e gjysmë, ku në fund fitoi Lewis Hamilton (regjistron xhiron më të shpejtë dhe rekord). I dyti renditet Valtteri Bottas, me dy makinat Mercedes që nuk u përfshinë në aksidente.
Surprizë vendi i tretë, teksa Alexander Albon bën një garë spektakolare dhe ngjitet në podium për herë të parë. I katërti Ricardo, që u shfaq mirë në një moment, por nuk arriti të ngjitet në podium. Zhgënjen sërish Ferrari, që pavarësisht se futet në zonën e pikëve, nuk mundet të konkurrojë as me makinat e dorës së dytë.
Në start nis mirë Bottas, që kalon Hamilton, Leclerc merr vendin e tretë, ndërsa Verstappen bën nisje spektakolare, por papritmas motori humb fuqi dhe nga ngadalësimi, goditet nga pas. Safety Car në pistë dhe pas disa xhirosh, menjëherë gara rinis me aksident tjetër.
? END OF RACE (LAP 59/59) ?
And breathe…
TOP 10
Hamilton
Bottas
Albon
Ricciardo
Perez
Norris
Kvyat
Leclerc
Raikkonen
Vettel#TuscanGP ?? #F1 pic.twitter.com/L9g5X1eoLZ— Formula 1 (@F1) September 13, 2020
Giovinazi godet Latifin dhe Magnusen, Sainz vjen nga pas 4 makina përfundojnë jashtë me dëmtime. Kjo ndodhi në xhiron e nëntë dhe drejtuesit vendosin për start të ri në orën 16:00. Tërhiqet edhe Ocon dhe e rinisin garën 13 makina, pasi 7 largohen.
Menjëherë në ristart Hamilton parakalon Bottas, ndërsa pas dy xhirosh Leclerc parakalohet nga Stroll, pasi Ferrari është më i ngadaltë, që në një xhiro humbi 3.2 sekonda ndaj dy makinave Mercedes. Më pas Leclerc parakalohet nga 3 të tjerë dhe hyn në bokse.
Vettel nga vendi i 13-të fiton 3 vende. Edhe pas daljes nga bokset Leclerc ka probleme dhe në xhiron e 38-të futet sërish, duke vënë goma të mesme. Por në xhiron e 44-të Lance Stroll del jashtë dhe për të tretën herë makinë e sigurisë hyn në pistë. Ka flamur të kuq dhe gara do të startojë për herë të tretë.
Në ristartin e tretë, Ricardo merr vendin e dytë, por një xhiro më pas Bottas e parakalon. Ndërsa më pas edhe Albon e parakalon. Ferrari si mos më keq, nuk arrin të përfitojë, pavarësisht se në fund merr pikë. Gara e 1000 në Formula 1 për Ferrarin mbyllet sërish keq, që mori pikë vetëm sepse dolën 8 makina jashtë.