MENU
klinika

Ish-kryeministri thyen heshtjen

A do dëshmojë Sali Berisha në gjyqin për vrasjen e Azem Hajdarit?

29.09.2020 - 06:49

Ish-kryeministri Sali Berisha thyen heshtjen dhe flet hapur për vrasjen e ish-liderit të Dhjetorit, Azem Hajdarin. AI thotë se bashkë kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera, por vrasja e tij i ka rrënjët te shteti i asaj kohë, (qeveria socialiste e Nanos). Berisha shprehet se me rigjykimin ku thuhet se do ta thërrasin dëshmitar, po tentohet një hakmarrje ndaj tij. Përgjegjës për këtë hakmarrje thotë Berisha është Edi Rama. Ish-kryeminsitri thotë se me këtë gjyq po tentohet një skenar sdi me atë të Dritan Dajtit, ku mund të nxirren nga burgu, vrasësi dhe bashkëpunëtori i Azemit.

Kush i zhduku vrasësit e Azemit?

“Kurrë Tropoja nuk njeh një bandë vrastare plaçkitëse si kjo bandë (Hakljat). Pasi kryen misionin ata duheshin zhdukur. I zhduku shteti, vetëm shteti vendoste seri minash njëri pas tjetrit. Vetëm shteti mund të të vriste në oborr të shtëpisë. Ata i vrau shteti. Shteti ka shumë mundësi të bëjë disa kombinime me ta. Po të donte shteti të mos zhdukeshin, i arrestonte. Zotëri po të donte shteti ishin në burg si Jaho Salihi…

Ju keni pasur dorë për zhdukjen e tij?
Këto akuza janë të atyre që duhet të mbulojnë krimin e shkuar. Unë me të kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera. Azem Hajdari ka qënë Azem Hadajr.

Do dëshmoni?
E kam kryer detyrën time, kam dhënë një dëshmi, jo dëshmi, deklaratë shterruese për ato që dija. Kjo çfarë është? Një proces i dytë politik, hakmarrje për Nexhmijen Kristaq Ramën. Hapet procesi për të nxjerrë nga burgu vrasësin e kushedi sa personave që është Jaho Salihu dhe pjesëmarrësin Izet Haxhia. Qëllimi i Edi Ramës është të realizojë skenarin si me Dritan Dajtin. Dd të nxjerrë nga burgu Jaho Salihin.