MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është normale të kesh shumë sekrecione vaginale?

23.09.2020 - 08:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Jam 17 vjeç. Nuk jam seksualisht aktive. Kam kryer marrëdhënie seksuale vetëm njëherë, por edhe më parë kam pasur probleme me sekrecionet vaginale. Kam shumë sekrecione vaginale, me një erë të rëndë (por jo si peshk). Kur nisa të përdorja pilula për kontrollin e lindjes, dukej sikur kisha më pak sekrecione, por mami ma ndaloi përdorimin e tyre dhe tani më është shfaqur sërish ky problem. A kam ndonjë problem shëndetësor? Duhet të bëj ndonjë kontroll?

Mjeku: Duhet të qetësoheni. Ajo çfarë po përshkruani nuk duket si problem me sekrecionet vaginale. Është krejtësisht normale dhe e shëndetshme të kesh sekrecione të bardha (mund të duken si të verdha kur thahen) që kanë një aromë të caktuar, edhe të rëndë.

Në disa ditë mund të keni më shumë sekrecione. Duhet që shqetësoheni nëse sekrecionet fillojnë të kenë erë të rëndë si peshk ose ndryshojnë shumë në ngjyrë apo formë. Sekrecionet në ngjyrë të verdhë ose jeshile mund të jenë shenjë e një infeksioni, si infeksionet seksualisht të transmetueshme ose vaginoza bakteriale, ndërsa sekresionet shumë të trasha dhe në ngjyrë të bardhë mund të jenë shenjë e një infeksioni mykotik.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.