MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të marr ndonjë infeksion lëkure në plazh?

07.09.2020 - 09:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A mund të marr ndonjë infeksion lëkure në plazh?

Mjeku: Mund të shfaqen në lëkurë element të ndryshëm, si në formë puçrrash të kuqe, rritime, plagë të cilat duken me infeksion sipër apo pulla kafe, të bardha të cilat nuk i zë dielli. Nëse një pacient shikon të tilla probleme në lëkurë patjetër duhet t’i drejtohet dermatologut pasi ka nevojë për mjekime medikamentoze. Njerëzit janë të shpenguar në kohën e plazhit dhe drejtohen direkt në farmaci, ndoshta ajo është një ndihmë e parë, por ka infeksione bakterore të cilat janë kontaminuese, pra u ngjiten të tjerëve, sidomos fëmijët e vegjël nga kontakti.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.