Një garë ndryshe e Formula 1 nga të gjithë të tjerat e këtij sezoni në Monza. Ndonëse starti nisi pa probleme, më pas ndodhën shumë gjëra. Së pari, Magnusen tërhiqet dhe parkon keq. Në pistë hyn makina e sigurisë.
Hamilton, që ndodhej i pari në xhrion e 23-të, së bashku me Giovinazzin hyjnë në pit-stop kur nuk lejohej dhe penalizohen me 10 sekonda. Leclerc, që ndodhej i 13-i rikuperon plot 9 vende, por kur ndodhej i katërti, del shpejt në kthesë dhe përplaset keq.
Gara ndërpritet menjëherë dhe makinat hyjnë në bokse, në pritje të ristartit në orën 16:20, pas 27 xhirosh, nga 53. Fatmirësisht, Leclerc doli shëndoshë e mirë nga makina. Vettel doli jashtë që në fillimin e garës. Ferrari shënon rekord historik negativ, në 2 gara radhazi nuk hyn në 10 pilotët më të mirë.