MENU
klinika

Vdes një nga shoferët

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy makina

03.09.2020 - 07:44

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:05 në Kashar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.