20.09.2020 - 10:45
Kur nuk është bërë një javë e plotë që nga rihapja e shkollave, situata e pandemisë duket se po përshkallëzohet. Dje 3 nxënës kanë rezultuar pozitivë më koronavirus në një shkollë private të Fierit.
Ndërkohë ka filluar një hetim epidemiologjik në lidhje me gjurmimin e kontakteve, ndërsa familjet e nxënësve janë izoluar deri në daljen e përgjigjes së tamponit.
Numri total i rasteve të reja në qytetin e Fierit është 11, ku krahas tre nxënësve kanë rezultuar pozitiv dhe një ekonomiste, një tregtare dhe një infermiere. Pjesa tjetër e personave të dalë pozitivë janë raste të kontaktit të personave të mëparshëm.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Transportoi familjen me koronavirus