MENU
klinika

Mediat italiane

Alketa rikthehet sërish në Sanremo, por me rol tjetër!

13.09.2020 - 10:46

Situata e koronavirusit i la të gjithë të apasionuarit pas festivalit italian, Sanremo, në një dilemë të madhe, nëse do të organizohej apo jo vitin e ardhshëm. Stefano Coletta, drejtori i Rai Uno, i ka siguruar të apasionuarit e këtij festivali se do të organizohet sërish në 2021 dhe këtë gjë nuk mund ta ndalë askush e asgjë.

Por pyetja që ngrenë të gjithë është se kush do të prezantojë përkrah moderatorit të famshëm, Amadeus? As më shumë e as më pak se Alketa Vejsiu!

Moderatorja shqiptare pritet të ngjitet sërish në skenën madhështore të Sanremo-s dhe pavarësisht se nuk ka ende një konfirmim, mediat italiane shprehen të bindura për këtë gjë. Revsita italainne “Chi” ka qenë e para që ka dhënë këtë lajm dhe ka zbuluar detaje të tjera nga roli që i është besuar Alketës për vitin e ardhshëm.

Sipas “Chi”, moderatorja shqiptare nuk do të mbështesë Amadeusin në skenë, sepse ajo do të ketë hapësirën e saj. Ende nuk dihet me saktësi se çfarë do të bëjë Vejsiu, por jemi të bindur se italianët nuk do e harrojnë lehtësisht emrin e saj me rikthimin në skenë.

Vitin e shkuar moderatorja shqiptare provoi se ajo mund ta zotronte më së miri edhe një skenë gjigande si ajo e Sanremo-s. Ajo arriti t’i “rrëmbente” spektaklin edhe prezantuesit italian me elokuencën e saj, pavarësisht se emocionet ishin të forta për të.

Sanremo 2021 do të mbahet nga 2-6 mars, një muaj me vonesë nga edicionet e tjera, por është e sigurt që nuk do të ketë asnjë anulim apo shtyrje të datave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë i ka kërkuar për të vazhduar bashkëpunimin me të?

Alketa Vejsiu i paska vënë një kusht Vera Grabockës