MENU
klinika

Operacioni kundër korrupsionit

Ambasadorja Kim nga Shkodra: Disa po e pengojnë SPAK, por…

10.09.2020 - 12:01

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur nga Shkodra për operacionin “Starova”, që çoi nëpranga tre persona, mes tyre përgjegjësi i departamentit të drejtësisë në Fakultetin e Shkencave politike e juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës si dhe u ekzekutuan masat “Arrest në shtëpi” për një gjyqtare dhe një avokat.

Yuri Kim ka përshëndetur arrestimet me urdhër të SPAK por ka folur dhe për persona që po pengojnë punën e tyre.

“Shpresoj që SPAK të funksionojë plotësisht. Kemi parë disa që po i pengojnë SPAK në punën e tyre. SPAK duhet të qëndrojë fort për të vijuar punën”, deklaroi ambasadorja Kim.