08.09.2020 - 15:10
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe kreun e BKH, Aida Hajnaj. Në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shkruan se SHBA mbështet fort SPAK.
Sipas saj, reforma në drejtësi nuk është e shpejtë dhe e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi. Kim e vuri theksin edhe tek sundimi i ligjit, për të cilin dhe se është thelbësore për investimet e huaja.