MENU
klinika

3% e tyre ka falimentuar

Analiza: Mbi 60% e fasonëve po punojnë me kapacitet të reduktuar

17.09.2020 - 20:47

Biznesi fason që kur e goditi kriza e shkaktuar nga pandemia lufton me mungesën e likuiditetit, sigurimin e kontratave te reja, mungesën e fondeve të mjaftueshme për investime, pamundësia financiare për investime të nevojshme në infrastrukurën e duhur dhe të ardhurat në kompani janë në rënie të shoqëruara me shpenzimet në rritje për transportin e punëtorëve, dezinfektimin, maskat, dorezat etj.

Këto janë shqetësimet kryesore me të cilat përballen çdo ditë kompanitë që prodhojnë për klientët e tyre jashtë kufijëve.

Shqetësimet e renditura u evidentuan pas një sondazhi të kryer nga shoqata Pro Eksport Albania, e cila kreu anketime në 100 kompani, të cilat 14,5% përqind të totalit të 700 fabrikave të rregjistruara me status aktiv.

Sipas sondazhit, 56, 4 % e kompanive do ta vlerësonin ndikimin e COVID-19 si shumë negativ në ecurinë e punës së tyre, 32,1 negativ dhe 10,3 mesatar.

Ndër tre problemet kryesore që kanë renditur drejtuesit e kompanive fason janë; mungesa e klientëve, mungesa e likuiditetit dhe ulja e prodhimit.

64,1 % e sipërmarrësve kanë thënë se po punojnë me kapacitet të reduktuar, 28,2 prej tyre po punojnë me kapacitet të plotë, 5% nuk kanë ndryshim dhe 2,7 e kanë mbyllur tërësisht aktivitetin.

Pyetjes se sa % ranë të ardhurat për 3 mujorin Qershor- Korrik – Gusht, sipërmarrësit i janë përgjigjur se të ardhurat e tyre kanë rënë me gati 50% këtë tremujor të vitit si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia globale.

Në një supozim sikur bllokimi i tregut të vazhdonte mandej, a do të ishin të gatshëm këta sipërmarrës të vijonin punën, nëse po dhe për sa? 19, 2 % e tyre janë përgjigjur se kanë fuqi të vijojnë aktivitetin edhe 3 muaj, 23,1 % mund të mbajnë punën hapur edhe dy muaj, 15,4 % e 100 kompanive mund të vijojnë aktivitetin vetëm 1 muaj. Pjesa tjetër thotë se do të reduktojë fuqinë punëtore dhe të tjerë nuk e dinë.

Sipërmarrësit fason duke u ndalur tek likuiditeti 57,7% e tyre shprehen se nuk kanë likuiditet të paguajnë detyrimet, 26,9 % e tyre kanë aftësi paguese, të tjerë me kredi, të tjerë në bazë të punës qo do të bëhet, të tjerë presin pagesat e vonuara të klientëve.

Pavarësisht incentivave të qeverisë për të kaluar situatën ku ata ndodhen, 56,4% e sipërmarrësve fasonë të anketuar thonë se kredia sovrane ishte e paleverdisshme. Dy kreditë sovrane për bisnesin fason kanë qenë të leverdisshme vetëm për 29,5 % të 100 ndërmarrjeve të anketuara. Disa prej tyre thanë se kanë qenë të painformua, të tjerë thanë se kishte shumë kritere të parealizueshme.

67,9% e tyre thanë se nuk kanë aplikuar për Garancinë Sovrane 1, kurse kanë aplikuar 32,1 % e 100 ndërmarrjeve.

Ndërsa për Garancinë Sovrane 2 kanë aplikuar 7,7 % dhe kanë refuzuar të aplikojnë 88,5%.

Pjesa tjetër thotë se nuk i është aprovuar e të tjerë se interesi ishte shumë i lartë.

Të pyetur në lidhje me politikat e qeverisë në ndihmë të sektorit, 48,7 % e sipërmarrësve fasonë thanë se nuk kanë patur asnjë ndikim në aktivitetin e tyre, 26,9 % e tyre thanë se nuk kanë patur vlerë të shtuar dhe 15,4 i vlerësojnë si pozitive.

97,4 % e 100 ndërmarrjeve fasonë të anketuara mendojnë se politikat qeveritare duhet të jenë më të theksuara për këtë industri.

71,8 % e ndërmarrjeve kanë nevojë për investime në makineri që të vijojnë aktivitetin, 9% kanë nevojë të forcojnë produktin final, të tjerë kanë nevojë për një plan biznesi dhe zhvillim ideshë.

48,7 % e tyre thonë se përtej 15 shtatorit nuk kanë kontrata të sigurta me klientët e tyre, 46,2 % thonë se kontratat i kanë të qarta, disa thonë se i kanë pjesërisht, të tjerë thonë po, por janë të parealizueshme pa likuiditet.

Industria fason po vuan rëndë pasojat e bllokimit nga pandemia duke humbur klientët kryesisht italianë, pasi pjesa më e madhe e fasonëve shqiptarë punonin në fushën e modës.

Kompanitë fasonë regjistrojnë nga 20-1100 punonjës ku 48,7 % e ndërmarrjeve thonë se e kanë stafin 100% gra.

42,3% e ndërmarrjeve të anketuara prodhojnë pantofla, 37,2 % fasoneri për të tretët, 15,4 % këpucë, etj.

83,3 % të tyre eksportojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Adrian Civici/ Leku në raport me euron dhe dollarin

Çfarë po ndodh në tregjet monetare?

Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive