Armando Sadiku ndryshon skuadër dhe shtet, duke kaluar nga Spanja në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare firmosi zyrtarisht me skuadrën e Erzurumspor, teksa për dy sezonet e ardhshme do të luajë në elitën e futbollit turk.
Sadiku ishte lënë i lirë nga Levante, e cila zotëronte kartonin, dhe ishte në bisedime me shumë skuadra të tjera, përfshi edhe Aris të Selanikut. Por bomberi nga Elbasani ka zgjedhur projektin turk, duke dashur të ndihmojë skuadrën e sapongjitur në Superligën e Turqisë.
Detajet financiare ende nuk janë bërë të ditura, por klubi turk ka plotësuar kërkesat e futbollistit shqiptar. Erzurumspor është ekipi i 11-të në karrierën e Armando Sadikut, i cili e nisi me Turbinën e Cërrikut, kaloi te Gramozi i Ersekës e pastaj në Elbasanin e tij.
Süper Ligde boy gösterecek #Erzurumspor’umuzun kadrosuna dahil ettiğimiz forvet, Armando Sadiku ile 2 yıllık resmi sözleşmemizi imzaladık. Camiamıza hayırlı olsun.. pic.twitter.com/MsgLAty9e0
— Hüseyin ÜNEŞ (@huseyinunes) September 8, 2020
Kaq ishte aventura në Shqipëri, ndërsa pastaj u transferua në Zvicër, ku aktivizua me 4 ekipe: Locarno, Lugano, Vaduz dhe Zurich. Për të kaluar më pas te Legia Warshaw, një transferim jo i mirë. Levante e mori në vitin 2018 dhe e huazoi te Malaga.
Ndërsa tashmë nis një aventurë e re, në një vend krejt tjetër dhe mentalitet ndryshe. Sadiku është pjesë e Kombëtares shqiptare që nga viti 2012 dhe ka shënuar 12 gola për ngjyrat kuqezi, edhe mbrëmë ishte pjesë e ekipit shqiptar ndaj Lituanisë.