MENU
klinika

Bastisjet e EULEX në zyrat e veteranëve

Arrestohet kreu i OVL UÇK-së në Kosovë

25.09.2020 - 12:22

Kryetari i OVL UÇK-së në Kosovë Hysni Gulaci është arrestuar nga ana e EULEX-it.

Mediat e Kosovës raportojnë se lajmi është konfirmuar nga pjesëtarë të OVL UÇK-së.

Gulaci aktualisht është në zyrat e veteranëve, ndërsa pritet të dërgohet në Hagë.

Kujtojmë se sot EULEX ka zhvilluar një aksion të madh pranë zyrave të veteranëve.

Sa duket, synimi i tyre ka qenë arrestimi i Hysni Gulacit. Ende nuk dihet arsyeja e arrestit të tij.