MENU
klinika

50-vjeçari në gjendje të rëndë

Atentati me tritol, familjarët e Preng Gjinit rrethojnë spitalin e Traumës

16.09.2020 - 07:21

Preng Gjini ishte shënjestra e djeshme në atentatit me 400 gr C4 që iu bë në Tiranë, pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re.

50-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, teksa mjekët kanë thënë se po i nënshtrohet një operacioni delikat në bark.

Siç shihet dhe nga pamjet familjarë të tij janë dyndur në ambientet e spitalit, kjo për çështje sigurie dhe shqetësimi për të afërmin e tyre.

Makina e tij tip Benz A Class shpërtheu në ecje, ndërkohë që në rrotën e përparme ka pasur 400 gr C4.

Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm saqë është dëgjuar edhe në zona të tjera të kryeqytetit.